[MBYLLUR] Kampi i Aktivizmit - Apliko sot!

Kampi i Aktivizmit, ka për qëllim zhvillimin e aftësive të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit dhe do të mbahet në ambientet fantastike të Lura Agroturizëm, Komuna e Novobërdës. 

Datat e kampit: 02-07 korrik 2022
Vendi: Lura Agroturizëm, Komuna e Novobërdës
Mosha dhe profili i pjesëmarrësve:
- 14-16 vjeç;
- Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv, Klubeve të Debatit;
- Të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e TOKA.
Gjuha e kampit: Shqip
Çmimi:
- FALAS për Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv, Klubeve të Debatit që kanë qenë aktiv gjatë vitit shkollor 2021/22;
- Çmimi 149 euro - të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e Klubeve të TOKAs.

Gjatë kampit ju do të keni mundësi të merrni pjesë në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë e lidershipit, vullnetarizmit, mbijetesës në natyrë, komunkimi dhe të fitoni shumë përvoja të tjera me vlerë!

Apliko këtu deri me 23 qershor ora 23:59.

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, klikoni këtu.

Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - EIDHR; nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë' - bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe nga organizata zvicerane Solidar Suisse.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.