Thirrje për grante: Propozime për implementimin e modelit të punësimit të rinisë "të gjitha në një vend" (Mbyllur)

Aksioni "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar i zbatuar nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).

 

Ky projekt parashikon krijimin e modelit inovativ për të rinjë NEET (të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim), duke ju dhënë aftësitë që kërkohen për punësim në të ardhmen e revolucionit digjital 4.0. 

 

TOKA ju njofton për zgjatjen e thirrjes për propozime nga OShC-të aktive në programe për zhvillimin e rinisë. Shërbimet e modelit të punësimit të rinisë “të gjitha në një vend” që do të implementohen nga OShC-të përfshijnë:

 

1.Niveli A dhe B-  Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale

2.Niveli A i Aftësive Digjitale

3.Niveli B i Këshillimit në Karrierë

 

OShC-të e përzgjedhura duhet të ofrojnë një nga shërbimet në kuadër të modelit të punësimit të rinisë  “të gjitha në një vend” . Kurrikula specifike është veqse e ndërtuar për secilin shërbim, ndërsa krahas formës së aplikimit, OShC-të duhet të krijojnë një program edukativ për shërbimet duke u bazuar në kurrikulën ekzistuese.

 

Aplikimet duhet të dërgohen në formë elektronike në këtë email: hero@toka-ks.org, me këtë referencë në subject: “Aplikimi për Thirrjen për Propozime “Karriera ime nga zero në hero”- Emri i Plotë i Aplikuesit/es.

 

Afati për dërgimin e aplikimeve është data 19 Maj 2021, në orën 10:00.

 

Pakoja e aplikimit me të dhëna të detajuara mund të gjindet në këtë link