Rezultatet e thirrjes për propozime për implementimin e modelit "të gjitha një vend" të punësimit të të rinjëve

TOKA hapi thirrjen për fitimin e granteve nga OShC-të për implementimin e modelit "të gjitha në një vend" për punësimin e të rinjëve nga data 29 Mars deri më 26 Prill 2021, në kuadër të projektit "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit e të rinjëve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0

 

Ky projekt parashikon krijimin e modelit inovativ për të rinjë NEET (të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim), duke ju dhënë aftësitë që kërkohen për punësim në të ardhmen e revolucionit digjital 4.0. Shërbimet e modelit të gjitha në një vend që do të implemtentohen nga OShC-të janë:

 

1.Niveli A Aftësitë Digjitale

2.Niveli B Aftësitë Digjitale

3.Niveli A Këshillimi në karrierë

4.Niveli B Këshillimi në karrierë

5.Niveli A dhe B- Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale

6.Niveli B Sipërmarrësia

 

Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë, se nga totali i shtatë aplikimeve nga OShC-të, këto janë OShC-të e selektuara për ofrimin e shërbimeve në këtë projekt:

 

Shërbimi në kuadër të modelit:

OShC

Pikët

Niveli B Sipërmarrësi

Kosovar Youth Council (KYC)

75

Niveli B Aftësi Digjitale

Fondacioni Bonevet Prishtinë

91.12

Niveli A Këshillimi në Karrierë

Institute for Research, Education, and Social Development (IREDS)

87

 

TOKA do të zgjasë thirrjen për grant propozime për tri shërbimet në vijim deri më 19 Maj 2021, për arsyet e cekura më poshtë:

 

a.Niveli A Aftësitë Digjitale- nuk është pranuar asnjë aplikim.

b.Niveli B i Këshillimit në Karrierë- nuk është pranuar asnjë aplikim.

c.Niveli A dhe B Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale - ri-hapet për shkak të mungesës së aplikuesve të kualifikuar.

 

Aksioni "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar i zbatuar nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).