ËSHTË HAPUR THIRRJA PËR APLIKIME PËR EDICIONIN E DYTË TË ÇMIMIT RAJONAL TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV!

ÇKA ËSHTË ÇMIMI RAJONAL I VULLNETARIZMIT EDUKATIV?

Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ synon të njohë dhe të vlerësoj punën e institucioneve edukative dhe organizatave që po zhvillojnë projekte dhe aktivitete vullnetare me elemente edukuese. Specifikisht, çmimi:

-Njeh mësimdhënësit e përfshirë në projekte që inkurajojnë nxënësit të zhvillojnë projekte që nxisin angazhimin në qyetatari aktive;

-Njeh institucionet edukative dhe organizatat që integrojnë të mësuarit e nxënësve përmes kurrikulës arsimore së bashku me aktivitetet vullnetare të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve të tyre; 

-Siguron mbështetje teknike për aplikuesit;

-Mbledh praktika vullnetare që ndikojnë tek nxënësit dhe në zhvillimin e komunitetit në përgjithësi;

-Promovon kulturë të zhvillimit që bazohet në qytetari aktive dhe angazhim qytetar.

 

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Kushtet për aplikim janë:

1. Aplikimi është i hapur për të githa shkollat (private apo publike) që kanë përfshirë nxënës në projekte vullnetare në një nga këto shtete Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Rumani, Serbi ose Slloveni;

2. I hapur për të gjitha organizatat që zhvillojnë projekte vullnetare të cilat përfshijnë nxënës;

3. Projektet ose aktivitetet duhet të jenë të implementuara gjatë vitit shkollor 2019/20 dhe 2020/21 dhe që përfundojnë para datës 30/06/2021.

 

PSE TË APLIKONI?

Përveç promovimit të shkollës suaj për punën inovative dhe për prestigjin e të qenit pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të shkollave të dalluara, poashtu mund të përfitoni një çmim financiar për tri projektet më të mira:

 

Çmimet janë:

Vendi i parë - $1,000

Vendi i dytë - $750

Vendi i tretë - $500

Këto fonde do të përdoren për të zhvilluar më tutje Vullnetarizmin Edukativ në komunitetin tuaj.

Gjithashtu, secili vend pjesëmarrës do t'u japë vlerësim gjysmëfinalistëve certifikatë, të vulosur dhe të nënshkruar nga partnerët e Rrjetit të Vullnetarizmit Eduktiv të Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore, MIOS dhe CLAYSS.

 

SI MUND TË APLIKOJ? 

1. Për të apilkuar ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link https://cutt.ly/gbMZdns,  e cila duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe jo manuale. Ne po ashtu, ju rekomandojmë që të ndani me ne dhe materiale të tjera mbështetëse të projektit si: foto, video, broshura, etj.

2. Forma e plotësuar duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtori/ja i/e shkollës.

3. Aplikimi duhet të dërgohet vetëm përmes emailit në këto adresa: cee.sl.award@ioskole.net dhe vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org duke përmendur në “subject” emrin e shtetit tuaj.

 

KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?

Data e fundit për aplikim është 15/07/2021.

 

UNË KAM PYETJE, ÇFARË TË BËJË?

Ju lutemi na kontaktoni në këtë email vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org.


Ky çmim njihet nga Organizata Ndërkombëtare e Shkollave të Hapura (MIOS) dhe nga partnerët e Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qëndrore dhe Evropën Jug-Lindore (CEE SL Nework) me mbështetjen e Qendrës Latino-Amerikane të Vullnetarizmit Edukativ (CLAYSS). TOKA është anëtare e rrjetit dhe partnere e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë.