Janë përzgjedhur fituesit e thirrjes për propozime të implementimit të modelit “të githa në një vend” të punësimit të të rinjëve!

TOKA është shumë e lumtur t’ju prezentojë me fituesit e thirrjes për impelementimin e modelit “të gjitha në një vend” për punësimin e të rinjëve, pjesë e projektit “Karriera ime nga Zero në Hero”. Më poshtë mund t’a gjeni listën e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-të) fituese dhe pikët e tyre:

 

Shërbimi në kuadër të modeli “të gjitha në një vend”

OShC-të

Pikët

Aftësi Digjitale - Niveli A

Fondacioni Bonevet Kaçanik

80.8

Aftësi Digjitale - Niveli B

Fondacioni Bonevet Prishtinë

91.2

Këshillim në karrierë - Niveli A 

Institute for Research, Education, and Social Development (IREDS)

87

Këshillimi në karrierë - Niveli B 

Organizata Rinore Hareja – Vushtrri (ORH)

75.2

Udhëzime në Internet për Aftësi Digjitale Niveli A dhe B

Kosovo Glocal (Kosovo 2.0)

71.2

Sipërmarrësi - Niveli B 

Kosovar Youth Council (KYC)

75

 

Secila nga OShC-të e përzgjedhura do të ofrojë një shërbim për të rinjët NEET (të rinjë të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim) duke përdorur një kurrikulë specifike që veqse është e krijuar për secilin shërbim. Të rinjët NEET do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një program edukativ dhe të zhvillojnë aftësi që i duhen marketit digjital të punës.

 

Aksioni "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjëve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar që zbatohet nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).