APLIKO PËR TË MARRË PJESË NË KAMPET E SUPER-VULLNETARËVE! (Mbyllur)

Aplikimet për kampe janë të hapura vetëm për Super-Vullnetarët dhe Super-Qytetarët e gjeneratës 2020/2021

 

INFORMATA RRETH DY KAMPEVE VERORE TË SUPER-VULLNETARËVE:

Ju Super-Vullnetarët dhe Super-Qytetarët që keni qenë aktiv me klubet e juaja gjatë vitit shkollor 2020/21 keni mundësinë të bëheni pjesëmarrës në dy kampe të Super-Vullnetarëve. 

Para se të filloni aplikimin ju rekomandojmë që të lexoni informatat se çka janë kampet verore tek Pyetjet më të shpeshta. Pas këtij hapi shihni më poshtë kriteret se kush mund të aplikoj. Formën e aplikimit e gjeni më poshtë dhe ju rekomandojmë që aplikimin ta bëni nga kompjuteri.

 

KUSH MUND TË APLIKOJ NË KAMPET E SUPER-VULLNETARËVE?

Të drejtë aplikimi kanë:

-Të gjithë Super-Vullnetarët të cilët kanë qenë aktiv në klubet e tyre gjatë vitit shkollor 2020/21

-Të gjthë Super-Qytetarët të cilët kanë qenë aktiv në klubet e tyre gjatë vitit shkollor 2020/21

-Të jeni të moshës 13-17 vjeç

-Të keni motiv dhe entuziazëm

 

KUR DO TË MBAHET KAMPI?

Dy kampet e Super-Vullnetarëve do të mbahen në këto dy data:

-Kampi i Super-Vullnetarëve 1 - 12-17 korrik 2021

-Kampi i Super-Vullnetarëve 2 - 1-6 gusht 2021

Në formën e aplikimit ju mund të zgjedhni 1 datë apo 2 data të kampeve, mirëpo ju do të përzgjedheni për të marrë pjesë në VETËM njërin nga kampet verore.  

 

KU MUND TË APLIKOJ?

Për të apilkuar ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link.

Në formën e aplikimit ju mund të zgjedhni 1 datë apo 2 data të kampeve, mirëpo ju do të përzgjedheni për të marrë pjesë në VETËM njërin nga kampet verore.  

KUJDES: tek pyetja ku duhet të shënoni zgjedhjet e juaja për datat e kampeve, ju lusim të konsideroni KOHËN më të përshtatshme për ju. Në bazë të saj, jepni edhe përzgjedhjen tuaj. 

 

KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?

Afati i fundit për aplikim është deri më datën 5 korrik 2021.

 

ÇFARË NDODH PASI TË APLIKOJ?
Pas aplikimit tuaj, ne do të ju njoftojmë përmes emailit për kampin përkatës, andaj kujdesuni që informatat tuaja janë të sakta dhe emaili/numri i telefonit është funksional!

Për më shumë informata lexoni këtu, ose na shkruani në camps@toka-ks.org.

Kampi ofrohet FALAS mirëpo shpezimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

 

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - EIDHR.

APLIKO DERI ME 5 KORRIK!