TOKA nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës

Partneriteti fokusohet në zhvillimin e projekteve të edukimit jo-formal dhe vullnetarizmit edukativ – për të mbështetur dhe përmirësuar nxënien dhe aftësimin e të rinjëve. Këto projekte do të implementohen në periudhën tri vjeçare 2021-2023.

Jehona Gjurgjeala, Drejtoresha Ekzekutive e TOKAs deklaroj se ‘Që nga fillimet e TOKAs, kemi qenë të impresionuar me interesimin që e ka Gjakova për edukim dhe aktivizëm qytetar. Në çdo nivel - nxënës, mësimdhënës, Komunë. Komuna e Gjakovës ka bashkëpunuar me TOKAn edhe pa Memorandum, gjithmonë të interesuar me mbështetë iniciativa pozitive për banorët e saj. Është kënaqësi edhe nder që do ta vazhdojmë këtë bashkëpunum edhe më fuqishëm në vitet në vijim.’