Apliko per Kursin e Nivelit A te Projektit Hero!

APLIKO TANI!

Ky Program ofron mundësi të bëheni pjesë e një trajnimi rajonal dhe të kryeni punë praktike me punëdhënës prestigjioz. Ky program trajnues është FALAS! Hapësirat do të jepen në baza “first come first served”, kështu që nxitoni APLIKONI!

Kush mund të aplikoj?

Për të aplikuar, personat e interesuar duhet ti përmbushin kushtet e më poshtme:

   -Të jenë mes moshës 17-24 vjeçare

   -Të kenë të përfunduar së paku shkollën fillore

   -Të kenë njohuri bazike të gjuhës angleze

   -Të jenë të motivuar të ndjekin kursin

   -Përparësi do të kenë të rinjët që janë të disavantazhuar për shkak të rrethanave socio-ekonomike, gjinore, etnike, gjeografike, etj.

Pse të aplikoni?

   -Programi trajnues është falas

   -Ju do të merrni një certifikatë në fund të kompletimit të secilit kurs

   -Ju do të zhvilloni aftësi të buta dhe teknike për IT

   -Ju do të mësoni si të shkruani një CV dhe Letër Motivuese

   -Ju do të siguroni një punë praktike dhe potencialisht një punë afatgjate pas kompletimit të këtij Programi

   -Ju do të keni mundsi të udhëtoni në Mal të Zi

Çka është Kursi i Nivelit A të Programit Trajnues “Të Gjitha në një Vend”?

Kursi i Nivelit A është pjesë e një programi trajnues rajonal të projektit Karriera ime nga Zero në Hero, të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi të buta dhe teknike të domosdoshme për punë në të ardhmen në sektorin e Teknologjisë së Informimit (ICT), përmes pjesëmarrjes në kurse të transferueshme, digjitale dhe të këshillimit në karrierë.

1.Në kursin e Aftësive të Transferueshme ju do të zhvilloni aftësi të komunikimit, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve, të folurit publik dhe zgjidhjes së konflikteve. Ky kurs ka 3 module ku secili zgjatë katër ditë - dy ditë në Prishtinë dhe një në Mal të Zi. Ky program do të implementohet nga TOKA dhe partnerët tonë rajonal.

2. Qëllimi i Kursit të Aftësive Digjitale është t'ju ndihmojë anëtarëve të fitojnë aftësi digjitale të nevojshme për punë të Menaxhimit të Rrjeteve Sociale drejt rritjes së bizneseve në Kosovë dhe përtej. Modulet e Kursit janë:

    A.Microsoft Office Suite,

    B.Menaxhimi i Rrjeteve Sociale, dhe

    C.Bazat e Sigurisë Kibernetike

Në fund të kursit, do të organizohen ditë të shfaqjes ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezentojnë punën e tyre tek kompanitë që merren me IT dhe organizata me punëdhënës potencial. Kursi do të implementohet nga Bonevet Prishtina, në hapsirat e tyre.

3. Kursi i Këshillimit në Karrierë do t’ju ndihmojë të përgaditeni dhe të aplikoni për vende pune. Modulet e këtij Kursi janë:

    A.Identifikimi i kapaciteteve personale, interesave, dhe aftësive të marrjes së vendimeve në lidhje me karrierën

    B.Shkrimi i CV-së dhe Letrave Motivuese, dhe

    C.Prezentimi para punëdhënësve

Ky kurs do të implementohet nga Instituti për Hulumtim, Edukim, dhe Zhvillim Social (IREDS).

4.Programi do të finalizohet me Ditën e Shfaqjes, ku punëdhënësit potencial do të kenë mundësinë të takojnë pjesëmarrësit e Programit, dhe t'ju ofrojnë punë praktike në kompanitë e tyre.

Si të aplikoni? 

Që të aplikoni për Kursin e Nivelit A, ju lutemi klikoni këtu për të plotësuar formën e aplikimit. Ne do t'ju kontaktojmë kur të marrim aplikimin tuaj dhe to t'ju udhëzojmë për hapat e ardhshëm.

Afati për aplikim

Kjo Thirrje për Aplikim është e hapur nga 15 gusht 2021 deri më 26  shtator 2021 në ora 17:00. Çdo aplikim i pranuar pas këtij afati do të refuzohet. Vendet do të jepen në baza ‘first-come-first-serve’, kështu që nxitoni APLIKONI!

    1.Dërgimi i aplikimit online: Nëse aplikimi juaj është dërguar me sukses, ju do të pranoni një email duke ju kërkuar një video 2 minutëshe ku do të flisni për motivimin tuaj.

    2.Dërgimi i videos: Nëse dërgimi i videos tuaj është i suksesshëm, ne do t'ju ftojmë në intervistë.

    3.Vlerësimi ballë-përballë, i cili mund të përmbajë një intervistë dhe/ose test.

    4.Aplikuesit e përzgjedhur do të pranojnë një kontratë pajtimi për të nënshkruar, që përmbanë obligime të përbashkëta dhe përgjegjësi

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem na kontaktoni në email hero@toka-ks.org, ose na dërgoni mesazh në faqet tona në Facebook apo Instagram. Ne do t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja me shumë dëshirë.

 

Aksioni "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjëve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar që zbatohet nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).