Kampistët krijuan libërth me aktivitete të ndryshme!

Kampistët e kampit të Super-Vullnetarëve kanë krijuar një libërth me informata shumë të rëndësishme për realizimin e lojërave të ndryshme energjidhënëse dhe edukative.

Në këtë libërth Super-Vullnetarët dhe Super-Qytetarët pjesëmarrës të kampit, kanë arritur që 12 aktiviteteve ekzistuese t’ju shtojnë vlerën duke i modifikuar në përmbajtje dhe duke i paraqitur ato vizualisht me anë të vizatimeve dhe fotove të ndryshme, në mënyrë që me qenë sa më e lehtë për lexuesit që ta kuptojnë përmbajtjen e aktiviteteve.

Libërthi mund të përdoret nga të gjithë e sidomos nga liderët e gjeneratave të reja të Super-Vullnetarëve dhe Super-Qytetarëve.

Klikoni këtu për të parë këtë libërth.