Kampistët krijuan libërth me udhëzime të punës me dru!

Kampsitët e kampit të Super-Vullnetarëve kanë krijuar një libërth me udhëzime të punës me dru.

Në këtë libërth Super-Vullnetarët dhe Super-Qytetarët pjesëmarrës të kampit, kanë arritur që të realizojnë 3 projekte të ndryshme duke ripërdorur paletat si materialin kryesor. Përveç ndërtimit të shportës për kompost, shportave për mbjellje dhe shtëpizave për shpezët e Germisë, kampistët punën e realizur e kanë dokumentuar hap pas hapi në libërthin të cilin po e ndajmë me ju.

Libërthi mund të përdoret nga të gjithë e sidomos nga liderët e klubeve të Super-Vullnetarëve dhe Super-Qytetarëve.

Klikoni këtu për të parë këtë libërth.