Në Konferencën Rajonale do të bëhet ndarja e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ

Gjatë konferencës, në një ceremoni formale do të bëhet ndarja e Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ në të cilën garojnë gjithsej 36 projekte. Shtetet të cilat garojnë për këtë çmim janë: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Serbia dhe Slovakia. 

Çmimi Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ është duke u mbajtur për herë të dytë dhe ka për qëllim të njeh dhe të vlerësoj punën e mësimdhënësve për projektet vullnetare të cilat i kanë zbatuar me nxënësit e tyre përmes të cilave kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetin ku janë realizuar.

Në kuadër të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ do të ndahen mirënjohje për shkollat të cilat projektet e tyre janë cilësuar si shumë të mira mirëpo nuk kanë arritur të marrin asnjë çmim, ndërsa shkollat të cilat do të zënë tri vendet e para do të fitojnë çmime me vlerë monetare prej:

$1,000 - Vendi i Parë

$750 - Vendi i Dytë

$500 - Vendi i tretë

Fondet e fituara nga kjo garë rajonale do të përdoren për të zhvilluar më tutje projekte të Vullnetarizmin Edukativ në shkollat apo komunitetet përkatëse.

Projektet konkurruse nga 6 shtetet e ndryshme kanë kaluar tri nivele vlerësimi, dy prej të cilave janë përfunduar në nivel nacional ndërsa vlerësimi i projekteve në nivel të tretë është bërë nga një juri ndërkombëtare, e cila është përbërë nga profesionist arsimor nga vende të ndryshme të botës. 

Kosova, vitin e kaluar në këtë garë rajonale ka zënë vendin e tretë me shkollën Zenit nga Prugovci i Prishtinës. 

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumetit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

36 projekte për 3 vendet e para!