[MBYLLUR] Hapet "Gara e Rinisë për Ndryshim"

Programi i Liderëve të Rinj në TOKA, po shpallë Garën e Rinisë për Ndryshim për të aplikuar me ide për zhvillimin e një projekti në temat e të drejtave të njeriut, mjedisit dhe edukimit.

Gara është e hapur për të gjitha grupet e rinjve që:
- i përkasin moshës 14-24 vjeçare,
- janë në grupe nga 3-5 persona,
- vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës,
- dëshirojnë të përmirësojnë komunitetin e tyre.

Tri idetë më të mira që përzgjidhen do të mbështeten me këto shuma:

- Vendi i Parë - deri në 400 euro
- Vendi i Dytë - deri në 250 euro
- Vendi i Tretë  - deri në 120 euro.

Nëse mendoni se projekti tuaj do të kontribuojë në përmirësimin e të drejtave të njeriut, mjedisit, dhe edukimit në Kosovë, mos humbni kohë, aplikoni tani duke klikuar këtu: https://bit.ly/3sYpyBY

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”, dhe implementohet nga CDF dhe TOKA.

Ftojmë të gjithë grupet e të rinjve për të aplikuar me idetë e tyre për ndryshim!