[MBYLLUR] Kampi Ndërkombëtar - Apliko sot!

Nëse dëshiron të bashkohesh në një aventurë të re, të eksplorosh natyrën dhe je kurioz për të mësuar më shumë për kulturat e vendeve të tjera, Kampi Ndërkombëtar është ajo që ti po kërkon.

Kampi Ndërkombëtar është kamp 7 ditor i cili bashkon rreth 45 të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Amerika Veriore për të gërshetuar kulturat, përvojat dhe për të kaluar një aventurë të paharruar në Kosovën e bukur!

Datat e kampit: 17–23 korrik, 2022;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë. 
Mosha: 16-17 vjeç;
Gjuha e kampit: Angleze
 

Që ti të kalosh një javë duke mësuar dhe duke u argëtuar, ne kemi bërë një përzgjedhje sfiduese dhe të larmishme të aktiviteteve si: 
- Gjuajtja e shigjetarisë;
- Vizitë në qytete të bukura të Kosovës;
- Mëson më shumë për kulturat e shteteve pjesëmarrëse;
- Të vallëzosh dhe këndosh nën tingujt e bukur të muzikës rrethuar me shoqëri të re.

Nëse mendon që ky kamp është për ty, atëhere bashkoju grupit prej 45 pjesëmarrësve dhe edukatorëve nga gjithë bota.

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 10 korrik 2022, 23:59! 

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.

Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - EIDHR; nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë' - bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe nga organizata zvicerane Solidar Suisse.