Driera Shala- Asistente Projekti/Project Assistant

Driera i është bashkuar stafit të TOKAs në prill të këtij viti si Asistente e Projektit “Super Qytetarët Aktiv” dhe është përgjegjëse për mbështetje administruese dhe operues për zbatimin e projektit. 

 

I ka përfunduar studimet në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe gjatë këtyre viteve është angazhuar si vullnetare, praktikante, asistente në organizatat e shoqërisë civile duke kontribouar në përmirësimin e komuniteteve dhe fuqizimin e të rinjve. Në vitin 2018, Driera është përzgjedhur njëra nga Vullnetaret e vitit nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit dhe Innovations Lab Kosovo, e këtë vullnet për të punuar me të rinjët po e sjell edhe në organizatën tonë.

 

Gjatë kohës së lirë, i pëlqen të lexoj, të shkruaj, të kaloj kohë kualitative me miq dhe së fundmi po e sfidon veten edhe në pikturim.

 

Pyetja e preferuar e Drierës që mund të duket kaq e lehtë por brenda përmban një copë sfide dhe mençuri të fshehur është: “Kur është hera e fundit që keni bërë diçka për herë të parë?”.