Leonita Bajra- Asistente Projekti/Project Assistant

Asistente e projektit të Vullnetarizmit Edukativ

Leonita i është bashkuar TOKAs në vitin 2020 si Super-Mentore e një klubi të të rinjve nga Gjilani, ndërsa nga prilli i këtij viti ajo është i bashkuar ekipit të TOKA-s si asistente e projektit të Vullnetarizmit Edukativ. Roli i Leonitës është të asistoj në realizimin e projektit të Vullnetarizmit Edukativ dhe të ndihmoj në arritjen e qëllimeve të projektit.

Aktualisht është duke vijuar studimet master në Universitetin e Prishtinës në degën Psikologji Shkollore dhe Këshillim. Duke qenë studente e këtij departamenti Leonita vazhdimisht fiton njohuri të reja në aspekte të ndryshme të fazave të zhvillimit dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Njohuritë e fituara dhe përvoja me të rinj gjatë studimeve po e ndihmojnë atë që të përmbush detyrat e saj me sukses.

Hobi i saj është leximi dhe ecja në natyrë.

Thënia e preferuar: “Askush nuk mund të na shpëtoj përveq vetes tonë. Ne vetë duhet të nisim këtë rrugëtim”.