Zylfije Muçolli- Menaxhere e Projektit

Zylfija, të cilën e thërrasin Lule, i është bashkuar TOKA-as në muajin Prill 2021 si Menaxhere e Projektit “Karriera ima nga zero në hero”, projekt ky që për synim t'i forcoj rrjetet e Organizatave të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor duke zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjëve për punësimet në të ardhemn e revolucionit digjital - 4.0. 

Ajo përfundoi studimet e masterit për Biznes dhe Menaxhim Ndërkombëtar në Universitetin e Westminster, ne Londër, në Mbretërinë e Bashkuar, kurse studimet e bachelor i përfundoi në Institutin e Teknologjisë Rochester në drejtimin Menaxhment, Ekonomi, dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo kreu një pjesë të studimeve bachelor në Universitetin e Ljubljanës ne Ljbuljanë, Slloveni, dhe në Universitetin Georgetown në Uashington. 

Para se të fillonte punësimin në TOKA, ajo punoi në Ambasadën Amerikane në Prishtinë përafërsisht pesë vite. Fillimisht ajo punoi si Asistente Administrative për ndërtimin e Ambasadës së re dhe më vonë ajo u punësua si Ekzaminere e Pagesave në sektorin e Financave. Ajo gjithashtu ka gjashtë muaj përvojë pune si Kordinatore e Terrenit në organizatën joqeveritare Green Art Center – Prishtina ku ishte e angazhuar në projekte të riciklimit në disa vende të Kosovës. 

Lulja ka pervojë në koordinimin e projekteve, administrim dhe procedura mjaftë komplekse, dhe në auditimin e pagesave në financa. Asaj i pëlqejn sfidat dhe nuk ka frikë nga e panjohura. Arsyeja pse i’u bashkua TOKA-as është sepse dëshiron të kontriboj në rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Ajo është vecanërisht e interesuar pvr programet e të të rinjëve pasi që beson se rinia është forca lëvizëse për ndryshimet shoqërore në një vend. 

Thënia e saj e preferuar është, “Kur rrugëtimi bëhet i vështirë, vër njërën këmbë përpara tjetrës dhe vetëm vazhdo. Mos u dorëzo”.