Elina Morina - Menaxhere e Projektit

Elina është angazhuar si projekt menaxhere në TOKA prej Gushtit 2021. Ka përfunduar studimet bazike në profilin e Patologjisë së Gjuhës dhe të të Folurit në Kolegjin Heimerer, dhe Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Sidoqoftë interesat e saj profesionale dhe akademike kanë marrë kahje tjetër përgjatë studimeve në nivelin master në profilin e Shkencave të të Mësuarit në Universitetin Ludwig Maximilians të Mynihut. Ka vendosur të rikthehet në Kosovë, sepse beson fuqishëm që mund të kontribuoj në fushën e të mësuarit, edukimit, dhe hulumtimit. 

Angazhimet paraprake në Universitetin e Ludwig Maximilians të Mynihut i konsideron si aset në avancimin e njohurive rreth praktikave dhe strategjive efektive të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe dizajnimit të paradigmave të ndryshme eksperimentale hulumtuese. Për më tepër përvoja e fundit në Universitetin e Kalifornisë - Davis i ka ndihmuar që të fitoj më tepër njohuri rreth replikimit të studimeve, si dhe avokimin për sistem shkencor të hapur dhe transparent (Open Science). Elina beson fuqishëm që kontributin për vendin e saj mund ta japë përmes angazhimit në TOKA, dhe është mëse e motivuar që të jetë pjesë e këtij rrugëtimi.